Aktiviteti si „ndihmës infermier / ndihmëse infermiere (kujdesi për të moshuarit)“ ose „ndihmës infermier / ndihmëse infermiere (kujdesi shëndetësor)“ nuk është i rregulluar në Bavari. Personat me një kualifikim profesional të huaj mund të punojnë pa njohje në profesione jo të rregulluara. Ti mund ta quash veten në Bavari si „ndihmës infermier / ndihmëse infermiere (kujdesi për të moshuarit)“ ose „ndihmës infermier / ndihmëse infermiere (kujdesi shëndetësor)“ vetëm nëse është njohur ekuivalenca e kualifikimit tënd të huaj.
Informacione mbi trajnimin bavarez dhe profesionin e ndihmës infermierit / ndihmëses infermiere në Bavari mund të gjesh këtu (PDF).
Fletëpalosjen tonë mbi procedurën për ndihmës infermier / ndihmëse infermiere mund ta gjesh këtu (PDF).
Kompetenca për njohjen e ndihmës infermierëve
Zyra Shtetërore Bavareze për Kujdesin (Bayerisches Landesamt für Pflege) është përgjegjëse në Bavari për njohjen shtetërore të ndihmës infermierëve të huaj.
Kushtet për procedurën e njohjes
- Ti planifikon të punosh në të ardhmen në Bavari.
Ti ke përfunduar jashtë vendit një trajnim / një kualifikim profesional / studime si staf infermieror. Ti ke një certifikatë përfundimtare (diplomë) për këtë.
- Për njohjen, kualifikimi yt profesional i huaj duhet të jetë ekuivalent me trajnimin bavarez për ndihmës infermier / ndihmëse infermiere.
- Të lutem paraqit një kërkesë.
Më pas ne do të shqyrtojmë nëse janë plotësuar kushtet.
Të lutem vëre në dukje fletëudhëzuesin tonë mbi kushtet (PDF).
Ecuria e përgjithshme e procedurës
1. Ti paraqet një kërkesë
Menjëherë pas dërgimit të kërkesës online, ti do të marrësh nga ne një e-mail me konfirmimin që kërkesa jote ka mbërritur tek ne. Nëse mungojnë ende dokumente, do të marrësh një njoftim nga ne brenda një muaji pas paraqitjes së kërkesës. Ne do të të informojmë se cilat dokumente duhet të na dërgosh shtesë.
2. Shqyrtimi i kërkesës
Ne e shqyrtojmë kërkesën tënde në bazë të dosjes duke u mbështetur në dokumentet e tua. Sapo dokumentet të jenë të plota, ne shqyrtojmë nëse ka dallime thelbësore në përmbajtje ose në kohëzgjatje midis kualifikimit tënd profesional të huaj dhe kualifikimit bavarez si „ndihmës infermier / ndihmëse infermiere (kujdesi për të moshuarit)“ ose „ndihmës infermier / ndihmëse infermiere (kujdesi shëndetësor)“.
Ne marrim parasysh gjithashtu dokumentet mbi përvojën tënde profesionale dhe trajnimet e tua të mëtejshme në fushën e infermierisë.
3. Vendimi
Nëse nuk ka dallime thelbësore, ti merr njohjen si ndihmës infermier / ndihmëse infermiere: Ti do të marrësh nga ne një vendim mbi ekuivalencën e plotë. Kjo do të thotë: Kualifikimi yt i huaj në infermieri është atëherë ekuivalent me trajnimin bavarez.
Me vendimin mbi ekuivalencën e plotë, ti mund ta quash veten ndihmës infermier / ndihmëse infermiere dhe ke të njëjtin status ligjor si të diplomuarit e trajnimit bavarez.
Nëse ka dallime thelbësore, një njohje fillimisht nuk është e mundur. Ne do të të informojmë me shkrim mbi mundësitë e tua të mëtejshme.
Nëse përfundimisht nuk mund ta konstatojmë ekuivalencën, duhet ta refuzojmë kërkesën tënde.
Shih fletëudhëzuesin tonë mbi procedurën (PDF).
Kohëzgjatja e përpunimit
Ne vendosim brenda tre muajve për kërkesën tënde të plotë. E rëndësishme: Afati prej tre muajsh fillon vetëm kur të gjitha dokumentet të na jenë dorëzuar të plota. Afati mund të zgjatet një herë në raste të arsyetuara.
Dokumentet e nevojshme
Që ne të mund ta trajtojmë kërkesën tënde, na nevojiten dokumente të ndryshme nga ti. Të lutem lexo fletëudhëzuesin tonë dhe paraqite kërkesën vetëm pasi t’i kesh përgatitur të gjitha dokumentet e nevojshme. Fletëudhëzuesin e gjen këtu (PDF).
Dokumentet e tua nuk na nevojiten në formë letre, por vetëm në formë digjitale (foto ose skanim). E rëndësishme: Fotot / skanimet duhet të jenë me ngjyra, mirë të lexueshme dhe të plota. Si rregull, nuk na nevojiten dokumente origjinale, as kopje të vërtetuara zyrtarisht, as apostila apo legalizime, përveçse nëse të kërkojmë shprehimisht që të na i dërgosh ato.
Dokumentet e tua na nevojiten në gjuhën origjinale dhe shtesë në përkthim gjermanisht. E rëndësishme: Përkthimet duhet të jenë nga një përkthyes / interpretues i emëruar publikisht ose i betuar në Gjermani ose jashtë vendit.
Kostot
Procedura kushton para. Ne të faturojmë një tarifë prej 40 deri në 70 euro.
Ka mundësi financimi. Vëre në dukje FAQ-të tona (PDF) dhe fletëudhëzuesin tonë mbi kostot (PDF).